Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhjen e radhës në formë elektronike, gjatë të cilët pritet të vendosen në votim masat e reja antiCOVID, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar një burim brenda Ministrisë së Shëndetësisë, i cili tha se ministri Arben Vitia do t’i propozojë para kabinetit qeveritar masat e reja antiCOVID, të cilat ditë më parë u janë prezantuar kryetarët e komunave me masat e reja antiCOVID.
Masat të cilat priten të hyjnë në fuqi pas 13 shtatorit, janë:
– Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar nuk fillon para datës 26 shtator.
– Lejohen grumbullimet vetëm deri në 20 persona duke mbajtur distancën 1.5 metra.
– Institucionet publike punojnë vetëm me staf esencial.
– Gastronomia vazhdon si edhe masat e deritashme.
– Në pikat kufitare nga 13 shtatori, personat mbi moshën 16 vjeçare janë të obliguar të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testet relevante si deri më tani.
– Qendrat kulturore dhe institucionet e kulturës në varësi të MKRS dhe Komunave pezullojnë aktivitetet deri me 26 shtator.
Ndërkaq, masat e tjera vazhdojnë si gjatë këtyre dy javëve të fundit./Gazeta Sinjali/