image Kurti mbledh ministrat nesër, këto janë pikat që do t'i diskutojnë (DOKUMENT)

Politikë

Kurti mbledh ministrat nesër, këto janë pikat që do t’i diskutojnë (DOKUMENT)

news image

Nesër, me fillim nga ora 14:00, do të mbahet mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka siguruar rendin e ditës me të gjitha pikat që do të diskutohen nga kabineti qeveritar.

Në këtë mbledhje, ndër të tjera, do të shqyrtohet Projektligji për Kompensimin e Viktimave të Krimit dhe ai për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave.

Kryeministri dhe ministrat do të shqyrtojnë edhe Projekt-udhëzimin Administrativ për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ për kompensimin e punës jashtë orarit dhe pjesëmarrjen në seanca gjyqësore të ekspertëve mjeko-ligjorë.

Në këtë mbledhje do të hidhet në votim edhe kërkesa e Komunës së Gjakovës për transferimin e mjeteve buxhetore në Ministrinë e Ekonomisë për shlyerjen e obligimeve të kësaj komune, lidhur me projektin “Impianti i Ujërave të Zeza”./GazetaSinjali/

2021-RKS-Qeveria-Mbledhja-47-Rendi-i-dites-1