image Kurti: Mbi 33 milionë euro për Pejën, harxhojini mirë e me mend

Politikë

Kurti: Mbi 33 milionë euro për Pejën, harxhojini mirë e me mend

news image

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i shoqëruar nga ministri i Financave e Transfereve Hekuran Murati dhe ai i Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi kanë shpalosur buxhetin e shtetit për vitin 2023 para qytetarëve të Pejës.

Kurti ka theksuar se Kosova këtë herë ka përjetuar rritjen më të madhe ekonomike me 10.7% përderisa vitin e ardhshëm janë kujdesur për rritje buxhetore dhe që paranë tu ja kthejnë qytetarit në formë të barabartë.

“Jo ti pasurojmë disa, por të kemi për të gjithë. Ne si shtet po punojmë me kujdes që të paranë ta kthejmë tek të gjitha shtresat” tha Kurti.

Më tej kryeministri theksoi se sa i përket komunës së Pejës, për 2023 ka buxhet mbi 33 milion euro, saktësisht 33 milionë e 270 mijë euro.

“Jemi këtu dhe ti shpenzoni mirë e me mend” tha kreu i Qeverisë.

Të dielën pasdite Kurti bashkë me ministrat Murati e Krasniqi, do ta prezantojnë buxhetin para qytetarëve Komunës së Gjakovës.

/GazetaSinjali/