image Kurti mban shpresa që me ardhjen e Abazoviqit në pushtet mund ta trajtojnë çështjen e demarkacionit

Politikë

Kurti mban shpresa që me ardhjen e Abazoviqit në pushtet mund ta trajtojnë çështjen e demarkacionit

news image

Kryeministri Albin Kurti po e pret formimin e qeverisë së re në Mal të Zi që t’i fillojnë takimet e përbashkëta ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi, siç u zhvilluan me shtetet tjera të rajonit.

Temë diskutimi Kurti tha se do të jetë edhe çështja e demarkacionit me këtë shtet, i ratifikuar katër vjet më parë.

Pas vizitës që i ka bërë shkollës “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë, Kurti u pyet në 4-vjetorin e miratimit të demarkimit të kufijve me Malin e Zi, për të cilën tha se qeveritë e kaluara padrejtësisht ia falën Malit të Zi 8200 hektarë të territorit të Kosovës.

“Shpresojmë që së shpejti Mali i Zi do të ketë Qeveri të re me të cilën do të mund të bisedojmë e ta trajtojmë këtë çështje. Për dallim nga qeveria paraprake e cila kishte për brenda elemente pro ruse, përveç se pro Beogradit dhe natyrisht që nuk kishte kushte për një trajtim të tillë”, tha Kurti.

“Ne kemi bërë mbledhje të përbashkëta të qeverisë me Maqedoninë e Veriut edhe me Shqipërinë, dhe shpresojmë të bëjmë edhe me Malin e Zi pasi të formohet qeveria e re”, shtoi ai, shkruan EO.

Kryeministri tha se shpreson që Mali i Zi të ketë kushte të reja për këtë çështje,

Shpresojmë që do të ketë kushte të reja, me qeverinë e re për ta trajtuar edhe këtë çështje për të cilën natyrisht fajin e përgjegjësinë e ka ajo qeveria e atëhershme e cila padrejtësisht, gabimisht e shumë dëmshëm iu dha Malit të Zi 8200 hektar të territorit të Kosovës”, tha Kurti.

/GazetaSinjali/