image Kurti: Marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe nuk është prioritet

Politikë

Kurti: Marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe nuk është prioritet

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka theksuar se është kërkesë e vazhdueshme të Serbisë që Republika e Kosovës të themelojë Asociacionin, por sipas tij kjo nuk është prioritet.

“Një kërkesë e tillë është fëmijërore. S’mund të shtrosh kërkesa fëmijërore “Unë po dua”, duke shtuar tutje se “ti po don po nuk bohet”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se këtë gjë po e bën Beogradi. Po thotë këtë gjë e dua për vete.

Më tej ai shtoi se pra duhet ta imagjinosh çka ndodh nëse e njëjta gjë të shtrohet ty. Këtë duhet ta paraqesim gjithmonë, sepse kjo është një mënyrë tjetër për ta elaboruar pak më gjatë reciprocitetin si parim i shëndosh i marrëdhënieve të mira fqinjësore”, ka thënë Kurti.

Kryeministri theksoi se marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe nuk është prioritet për të.

“Ata që duan formimin e Asociacioni duhet t`i pyesim se pse Plani i Ahtisarit nuk po mjafton. Unë besoj qasja më e mirë e jona, edhe vlerore dhe strategjike është që kur të bëhet fjalë për të drejtat e pakicave kombëtare, ne të gjithë ata që interesohen duhet t`i pyesim: Pse nuk mjafton Plani i Ahtisarit? Pra, ata duhet të tregojnë pse nuk mjafton plani i Ahtisarit. Unë kam qenë dhe vazhdoj të jem kritik ndaj këtij plani. Ka shumë privilegje dhe teprime. Mirëpo, ata që duan edhe më shumë, ata e kanë barrën e provës dhe argumentimin të na tregojnë. Pse fituesi i çmimit Nobel për paqe paska bërë gabim”, ka thënë Kurti.

Ai ka deklaruar se kjo marrëveshje nuk është e veçantë prej 33 marrëveshjeve tjera që janë arritur në Bruksel.

Sipas tij, qëllimi i Serbisë nuk është formimi i asociacionit, të cilit skemi pse i japim aq shumë prioritet.

“Serbia po ta dëshironte formimin e asociacionit do ta njihet pavarësinë e Kosovës. Neve nuk na duhet, ata nuk e dojnë, s`kemi pse i jemi kaq shumë prioritet kësaj pune”, theksoi Kurti .

/GazetaSinjali/