image Kurti liron nga detyra Goran Rakiqin e dorëhequr

Politikë

Kurti liron nga detyra Goran Rakiqin e dorëhequr

news image

Kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq kishte dhënë dorëheqje me 5 nëntor nga pozita e ministrit për Kthim e Komunitete, pas vendimit të përfaqësuesve politik serb për largim nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka marr vendim për ta liruar nga detyra ministrin e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq.

Në pikë e parë të vendimit të kryeministrit Kurti thuhet se Rakiqi lirohet nga detyra e ministrit.

Më tej thuhet se Rakiqi është i obliguar të bëjë deklarimin e pasurisë sipas ligjit.

Kryetari i Listës Serbe, në mbledhjen e përfaqësuesve politikë dhe institucionalë të serbëve kishte thënë se kishin vendosur që serbët të largohen nga të gjitha institucionet politike, nga Kuvendi, Qeveria dhe 4 komunat, por edhe nga drejtësia, policia dhe administrata në Kosovë.

Këto vendime sipas Rakiqit do të jenë në fuqi derisa Prishtina të fillojë të respektojë marrëveshjet dhe ligjin, derisa të tërheqë vendimin për tabelat dhe të formojë Asociacionin.

/GazetaSinjali/