image Kurti lidhur me zjarret: Kemi kërkuar ndihmë nga FSK-ja dhe KFOR-i

Politikë

Kurti lidhur me zjarret: Kemi kërkuar ndihmë nga FSK-ja dhe KFOR-i

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pranuar se disa komuna në vendin tonë nuk kanë mjaftueshëm zjarrfikës. Ai ka deklaruar se komunat e rrezikuara nga zjarret janë duke u ndihmuar nga ato fqinje për ta përballuar situatën me përhapjen e zjarreve.

Gjithashtu, Kurti njoftoi se këto komuna kanë pajisje të mjaftueshme në kuadër të Brigadave të Zjarrfikësve.

“Është evidente që komunat nuk kanë numër të mjaftueshëm të zjarrëfikësve, ndonëse mund të kenë pajisje të mjaftueshme dhe komunat fqinje po i ndihmojnë këto komuna që janë më të rrezikuara“, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, Kurti tha se mbajtja nën kontroll e këtyre zjarreve paraqet një sfidë të madhe për Kosovën.

“Kemi kërkuar edhe ndihmën e FSK-së, e madje edhe të KFOR-it. Besoj që mbajtja nën kontroll e këtyre zjarreve të egra paraqet një sfidë të madhe për shtetin tonë. Kemi arritur që tash për tash të mos kemi dëme të mëdha materiale e sidomos dëme në njerëz”, ka shtuar tutje Kurti./GazetaSinjali/