Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalimit të tij në Seminarin e 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ka folur edhe për raportet me Serbinë dhe paqen në rajon.
Kurti ka thënë se Kushtetuta e Serbisë e detyron secilin kryeministër apo president serb që të jetë agresiv ndaj Kosovës.
“Unë përmendja më shumë faktin se Serbia duhet të ndryshojë Kushtetutën e saj, pasi në pikën e dytë ta saj thotë se Kosova është pjesë integrale e Serbisë, kështu që kjo Kushtetutë e vjetër, e bën secilin kryeministër ose president serb, e detyron pra, që të angazhohet me një politikë agresive kundër Kosovës, pra kjo Kushtetutë nuk është me përputhje me realitetin, vjen nga një kohë e vjetër dhe don të na kthej atje por ne dëshirojmë të ecim para. Në institucionet serbe, në partitë politike për ta ndryshuar këtë pjesë të Kushtetutës dhe sa e kanë këtë Kushtetutë nuk mund të flasim për paqe të qëndrueshme dhe stabilitet afatgjatë, mund të flasim për paqe dhe stabilitet por jo afatgjate dhe të qëndrueshme”, ka thënë Kurti.