image Kurti kujton 26-vjetorin e Srebrenicës: Kurrë më mos pastë Ballkani shtete me ambicie gjenocidale

Politikë

Kurti kujton 26-vjetorin e Srebrenicës: Kurrë më mos pastë Ballkani shtete me ambicie gjenocidale

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 26-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, shkruan Gazeta Sinjali.

Kurti ka thënë se duan paqe dhe bashkëpunim mes vendeve të Ballkanit, duke shtuar se kjo paqe arrihet vetëm përmes ndëshkimit të kriminelëve.

Ne duam paqe, bashkëpunim, dhe barazi mes kombeve në Ballkan. Por themeli i asaj paqeje është ndëshkimi i kriminelëve. Është e pamendueshme se si, edhe në shekullin XXI, ka politikanë në rajonin tonë, që thonë se ata që kërkojnë ndëshkimin e fajtorëve për gjenocid qenkan kundër dialogut e kundër fqinjësisë së mirë. Përkundrazi, e vetmja fqinjësi e mirë zhvillohet duke dënuar krimet e vendosur drejtësi, dhe i vetmi dialog i mirë ndodh kur palët nuk tremben nga distancimi prej krimeve“, ka shkruar ai në Facebook.

Kryeministri ka përmendur edhe miratimin rezolutës në Kuvendin e Kosovës me të cilën dënohet gjenocidi në Srebrenicë.

I përjetshëm qoftë kujtimi i viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, kurrë më mos pastë Ballkani, e as bota, pushtete e shtete me ambicie gjenocidale“, ka përfunduar Kurti./Gazeta Sinjali/