image Kurti: Kriminelët Radojçiqi e Veselinoviqi po i detyrojnë punëtorët e tyre të dalin në protesta

Politikë

Kurti: Kriminelët Radojçiqi e Veselinoviqi po i detyrojnë punëtorët e tyre të dalin në protesta

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmes një video i është drejtuar qytetarëve të vendit lidhur me zhvillimet e fundit në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të vendit, raporton Gazeta Sinjali.

Kurti tha se kryetarët e komunave në veri janë të vetmit që kanë çfarëdo legjitimiteti të jenë në ndërtesa të komunave, dhe në shërbim të qytetarëve.

Ndërsa, ndër tjera foli edhe për dhunën e protestuesve, që sipas tij vjen nga grupe të së djathtës ekstreme të cilët të maskuar vandalizojnë, sulmojnë dhe djegin çdo gjë që nuk e konsiderojnë serbe.

Ai po ashtu tha se këta protestues janë punëtorë të varfër të multi-milionerëve, pronarëve të mëdhenj të bizneseve dhe të kontrabandës, si Milan Radojçiq e Zvonko Veselinoviq që i marrin urdhrat nga Vuçiqi, Vulini e Daçiq.

“Ekstremistët dhe milicët kanë emra të veçantë. Ata nuk janë populli. Komuniteti serb duhet të çlirohet prej tyre. Ne i kemi identifikuar shumicën e tyre dje dhe sot. Nuk mund të ketë individë e as grupe mbi ligjin e më të fuqishëm se shteti. Të tillë janë kriminelët multi-milionerë si Milan Radojçiq e Zvonko Veselinoviq. Ata janë pronarë të mëdhenj të bizneseve e të kontrabandës, që i kushtëzojnë punëtorët e varfër të tyre, të dalin në protesta të dhunshme. Në fakt, kjo është mënyra e vetë shefave të tyre urdhërdhënës në Beograd ndaj administratës publike: mënyra e Aleksandar Vuçiq, Aleksandar Vulin dhe Ivica Daçiq”, tha Kurti.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/pfbid02w5EfzpY5zoTvy1g1nD4SZEE1vDbN13dKYAKFUXXbhi2ZqDbGmYnxevFoyHL8vRpEl?cft[0]=AZU4hmylChwLWVqhewmOIjnol4Q_VHNnwKbai86-qcWy6iijxFX7CyDHqVAD_kgnK3aSoEjp6OqOT-Logji2VE2kKanoIfD6Q8zlgMQsu-lTlac1yrEqP1xvpVCHJOwk2EiN5myx6dswN_V7inYM9p8iwC_7Iha-xEZ9Lfsh5CvK6x7jGlmfQT1HClXSmEDpHUs&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/