image Kurti: Kosova storie suksesi e NATO-s të cilës nuk i gëzohen vetëm Serbia e Rusia

Politikë

Kurti: Kosova storie suksesi e NATO-s të cilës nuk i gëzohen vetëm Serbia e Rusia

news image

Kryeministri, Albin Kurti gjatë një interviste për CNN International pak çaste më parë, ka deklaruar se Kosova është një storje suksesi e NATO-s pasi në vitin 1999 ajo u çlirua nga Serbia dhe regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

Kurti tha se këtij suksesit të Kosovës nuk i gëzohen vetëm Serbia dhe Rusia, ndërsa shtoi se Serbia është ajo që akoma e vajton humbjen e Kosovës.

“Në Kosovë 4 për qind e minoriteteve janë serbë, 93 për qind e popullsisë janë shqiptarë, ndërsa 3 përqindshi tjetër i popullsisë i takon minoriteteve të tjera që janë boshnjakë, turq, kroatë, romë, ashkali dhe egjiptas. Nuk mund të ketë privilegj vetëm për një minoritet në Kosovë. Serbia është ajo që po e vajton akoma humbjen e Kosovës në vitin 1999 kur intervenoi misioni i NATO-s. Kosova është një storje suksesi e intervenimit të NATO-s, kjo gjë e pengon vetëm Beogradin dhe Kremlinin”, ka thënë Kurti.

Gjatë kësaj interviste me Isa Soares për CNN International, Kurti ka folur edhe për Asociacioni e komunave me shumicë serbe, për të cilin ka thënë se duhet të formohet sipas Kushtetutës së Kosovës, duke e përmendur kështu edhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e cila nuk lejon që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive.

/GazetaSinjali/