image Kurti: Kosova i di pasojat e luftës, mbështesim e solidarizohemi me Ukrainën deri në fitore

Politikë

Kurti: Kosova i di pasojat e luftës, mbështesim e solidarizohemi me Ukrainën deri në fitore

news image

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, thotë se Kosova i di mirë pasojat e luftës dhe prandaj do të mbështes e solidarizohet me Ukrainën në të gjitha format deri në fitoren e saj kundër agresionit rus.

“Kosova i di mirë pasojat e luftës e edhe pasojat që vijnë dekadat e ardhshme pas mbarimit të saj, por Kosova është e lumtur që është shtëpi e 12 gazetarëve ukrainas. Me urimin që është bërë shtëpi edhe si ndjenjë përpos si strehë do të jemi pran jush si popull, shoqëri e institucione – dje, sot dhe nesër. Rezistencë, solidaritet dhe mbështetje deri në fitore”.

“Republika e Kosovës e kishte dënuar dhe vazhdon ta dënojë agresionin rus në Ukrainë, vendosmë menjëherë sanksione dhe shprehëm gatishmërinë tonë për të strehuar deri 5000 refugjatë ukrainas”, u shpreh Kurti.

Kurti, në një vjetorin e fillimit të pushtimit rus në Ukrainë, tha se ky agresion është sulm mbi lirinë dhe demokracinë.

“Në mëngjesin e hershëm të 24 shkurtit të vitit të kaluar pasi kishte grumbulluar mbi 200 mijë trupa afër kufirit, Federata Ruse filloi agresionin ushtarak ndaj Ukrainës, ky sulm është mbi lirinë dhe demokracinë dhe mbi vlerat tona themelore”.

“Lufta e Rusisë në Ukrainë ishte shokuese por jo befasuese pasi erdhi si shkak i tolerimit të manovrave ushtarake të një presidenti despotik”, tha Kurti.

Tutje, Kurti në një ceremoni solemne për gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë, agresionin rus e krahasoi me mongolët.

“Më 24 shkurt 2022, Kremlini deshi ta përsërisë në Kiev atë që kishin bërë mongolët në vitin 1242. Rusët në shekullin 21 po i imitonin mongolët e shekullit 11-të. Kështu duket invazdioni rus nga Kiveni, Prishtina e gjithë Evropa” tha Kurti.

/GazetaSinjali/