image Kurti: Kontributi i mërgatës ndjehet në të gjithë sektorët

Sociale

Kurti: Kontributi i mërgatës ndjehet në të gjithë sektorët

news image

Është bërë lansimi i platformës “Shijo Kosovën”, e cila i dedikohet mërgatës dhe synon të ofrojë qasje më të lehtë në aktivitete kulturore e arsimore. Në ceremoni ka marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, duke theksuar se rëndësinë e kontributit të mërgatës në Kosovë.

Kurti ka thënë se kontributi i mërgatës së Kosovës ndjehet në të gjithë sektorët e vendit.

“Kontributi juaj ndjehet në të gjithë sektorët e vendit, u jemi pafundësisht falënderues e mirënjohjes për angazhimin tuaj të vazhdueshëm për zhvillimin dhe shtet ndërtimin e Kosovës. Çdo i treti qytetar i republikës sonë nuk është edhe banor, që do të thotë se mërgata jonë përbën një pjesë të konsiderueshme të popullsisë, përveç se mbase edhe shumicën e ekonomisë sonë, kur kemi parasysh se fuqia jonë punëtore nuk është më pak e pranishme në mërgatë sesa në vendin tonë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se platforma “Shijo Kosovën” është bashkudhëtar i rëndësishëm i qëndrimit të diasporës në Kosovë, gjatë tërë vitit./KP

/GazetaSinjali/