Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se kontingjenti i radhës i vaksinave antiCOVID do të vijë brenda ditësh, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas tij, numri i këtyre vaksinave antiCOVID që do të vijnë këtë herë do të jetë më i madh se i dy kontingjenteve të para bashkë.
Ai tha se numri i vaksinave antiCOVID do të shumëfishohet gjatë fundit të këtij muaji, ose fillimit të qershorit.
“Është çështje ditësh kur do të vijë kontingjenti i vaksinave, ku numri i të cilave do të jetë më i madh se i këtyre dy kontingjenteve bashkë. Ndërkaq fundi i majit ose fillimi i qershorit do të marrim shumë-fishin e këtyre”, tha Kurti shkurt për furnizimin me vaksina. /Gazeta Sinjali/