Kryeministri Albin Kurti, së bashku me kryeparlamentarin, Glauk Konjufcën dhe kandidatin për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, kanë bërë homazhe te varri i ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, shkruan Gazeta Sinjali.
Këto homazhe janë bërë edhe nga familjarët e të ndjerit dhe qytetarë të shumtë në 5-vjetorin e vdekjes së tij.
Astrit Dehari vdiq më 5 nëntor të vitit 2016 në rrethana ende të pasqaruar mirë në Qendrën e paraburgimit në Prizren. /GazetaSinjali/