image Kurti konfirmon blerjen e objektit të Ambasadës së re në Londër

Politikë

Kurti konfirmon blerjen e objektit të Ambasadës së re në Londër

news image

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar për blerjen e Kosovës të një vile në Mbretërinë e Bashkuar, që do të shndërrohet në ambasadë.

Kurti, përmes një postimi në Twitter ka konfirmuar se Ambasada e Kosovës në Mbretëri të Bashkuar do zhvendoset në Hyde Park.

Sipas Kurtit, synimi është që të forcohen më shumë lidhjet në mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe.

”I emocionuar të them që Ambasada Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar ka një adresë të re dhe së shpejti do të zhvendoset në Hyde Park, në një shtëpi që i përkiste komedianit të ndjerë Spike Milligan. Ne jemi të nderuar nga historia kulturore që mban lokacioni dhe synojmë të forcojmë më tej lidhjet tona me Mbretërinë e Bashkuar“, ka shkruar Kurti.

/GazetaSinjali/