image Kurti: Komisioni Evropian u vonua për liberalizimin e vizave për Kosovën

Politikë

Kurti: Komisioni Evropian u vonua për liberalizimin e vizave për Kosovën

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se kanë diskutuar për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Kurti mes tjerash tha se KE-ja është vonuar me liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Gjatë takimit që patëm me presidenten e KE-së biseduam për një sërë çështjesh, por fokusi kryesor ka qenë për projektet të cilat i kemi në përgatitje për planin e investimeve ekonomike. Deri tani kemi identifikuar mbi 100 projekte që shtrihen në 13 sektorë dhe mbërrijnë një buxhet prej mbi 2.7 miliardë euro.”

“Po ashtu kemi biseduar edhe për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, ku siç dihet Kosova është e fundit në rajon dhe faktin se duhet të përgatitemi për aplikim për anëtarësim në mënyrë që të marrim edhe statusin e vendit kandidat, si dhe për vendimin e vonuar të BE-së për liberalizimin e vizave. Aq më tepër që në korrik të këtij viti janë mbushur tri vjet prejse edhe vetë Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën.”/Gazeta Sinjali/