image Kurti kërkon zbardhjen e rrethanave të vdekjes së 26 vjeçarit që u hodh nga kati i pestë i konvikteve

Botë

Pandemia/ Kurti kërkon zbardhjen e rrethanave të vdekjes së 26 vjeçarit që u hodh nga kati i pestë i konvikteve

news image

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e 26 vjeçarit nga Gjilani te Konviktet, pasi u raportua se ai ishte hedhur nga kati i pestë ku ndodhej në karantinë.

“Me keqardhje dhe pikëllim morëm vesh për lajmin e rëndë të vdekjes tragjike të një qytetari të Kosovës nga Gjilani në Qendrën e Studentëve të shndërruar në karantinë në këtë kohë të pandemisë së COVID-19”, ka thënë Kurti, njofton Zyra e Kryeministrit.

Siç bëhet e ditur përmes një komunikate, Kurti i ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të të ndjerit, kurse ka theksuar se nga mjekësia ligjore dhe organet e rendit kërkon sa më parë zbardhjen e rrethanave të vdekjes së tij./ Gazeta Sinjali/