image Kurti kërkon respektim të masave antiCOVID, flet për variantin Omicron

Politikë

Kurti kërkon respektim të masave antiCOVID, flet për variantin Omicron

news image

Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me COVID-19 është mbledhur për diskutim, ku mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Në këtë takim u vlerësua se situata epidemiologjike sa i përket COVID-19 në Kosovë është e qetë, por se kjo nuk guxon të shndërrohet në neglizhencë të masave në fuqi kundër COVID-19.

Kurti tha se zbatimi i masave kundër COVID-19 është çështje urgjente dhe se çfarëdo lirimi i masave është i lidhur me zbatimin e masave në fuqi.

Kryeministri tha se prania e variantit Omicron në shtete të ndryshme dhe mosrespektimi me përpikëri i masave në fuqi mund t’i përmbys të arriturat e deritanishme në luftën kundër COVID-19.

Ministri Rifat Latifi foli për rëndësinë e fuqizimit të vaksinimit kundër COVID-19, duke i bërë thirrje popullatës që të vaksinohen dhe ta kompletojnë këtë proces të rëndësishëm, në këtë kohë, kur varianti Omicron është regjistruar në disa shtete dhe përhapja e tij është mjaft e shpejtë.

/GazetaSinjali/