image Kurti kërkon ndihmë nga kancelari austriak për liberalizimin e vizave dhe për anëtarësimin në KE

Politikë

Kurti kërkon ndihmë nga kancelari austriak për liberalizimin e vizave dhe për anëtarësimin në KE

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas takimit me kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer. Kurti tha se kancelarit austriak i ka deklaruar se Kosova është e orientuar për të përmbushur të gjitha kriteret që e ofrojnë shtetin me Bashkimin Evropian.

Më tutje, kryeministri deklaroi se Kosova është e gatshme që sikurse në rastin e afganëve, të ofrojë strehim edhe për shtetasit e Ukrainës.

Qeveria jonë është e orientuar drejt reformave për të përmbushur të gjitha kriteret që na ofrojnë sa më shumë në Bashkimin Evropian. E sigurova kancelarin se Kosova vazhdon të mbetet partner i qëndrueshëm dhe i besueshëm. Sikurse për refugjatët afganë, kemi ofruar ndihmën tonë edhe në rastin e Ukrainës. U jemi bashkuar sanksioneve kundër Rusisë dhe kemi shprehur gatishmërinë për të ofruar dhe mundësuar kushte pune për 20 gazetarë ukrainas dhe gatishmëri për strehim të deri 5 mijë refugjatëve”, tha ai.

Kurti tregoi edhe për kërkesat që i pati ndaj kancelarit të Austrisë. Ai tha se i ka kërkuar, kancelarit Nehammer mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Poashtu Kurti tha se i ka kërkuar atij edhe shtyrjen përpara të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën në Këshillin Evropian.

Me kancelarin austriak biseduam për situatën e re politike dhe nevojën për kujdes të shtuar në këtë pjesë të Evropës. Potencova rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe përshpejtimin e agjendës së integrimit drejt anëtarësimit në BE. Nga kancelari kërkova që Austria të shtyjë përpara vendimin për liberalizimin e vizave në Këshillin Evropian të BE-së, sepse ky është një vendim i vonuar që po i dëmton jo vetëm qytetarët, por edhe bizneset dhe ekonominë e Kosovës”, deklaroi ai. /GazetaSinjali/