image Kurti: Kemi dëshmi se “Brigada e Veriut” dhe “Mbrojtja Civile” janë organizata terroriste

Politikë

Kurti: Kemi dëshmi se “Brigada e Veriut” dhe “Mbrojtja Civile” janë organizata terroriste

news image

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Qeveria e tij ka dëshmi dhe fakte se “Brigada e Veriut” dhe “Mbrojtja Civile” janë organizata terroriste.

“Ne kemi pa numër fakte e dëshmi jo vetëm argumente se bëhet fjalë për organizata terroriste. Nëse ne me këto fakte e dëshmi nuk do t’i shpallnim organizata terroriste do të bënim shkelje”, ka thënë Kurti.

“Kur e ke këtë informacion që tregon qartë se bëhet fjalë për organizata terroriste, e nuk do t’i shpallnim të tilla, do të bënim shkelje”, ka thënë ai.

Kurti më tej ka bërë të ditur se deri më tani janë identifikuar 45 persona që kanë marrë pjesë në sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës e gazetarëve në veri.

“Deri më sot janë identifikuar gjithsej 45 persona, identifikim i saktë që kanë marrë pjesë në sulme në dhunë kundër ushtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Është një situatë në të cilën ka shumë kriminelë, kjo s’ka të bëjë me popullsinë serbe, ajo është paqësore, mirëpo janë këta dhjetëra kriminelë të spikatur që dhunën e parë nuk e kanë bërë as më 26 maj e as më 29 maj por shumë më herët”, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/