image Kurti: Ka qenë privilegj me qenë anëtar i bordit në kohën e PAN-it, tash është rrezik

Politikë

Politikë/ Kurti: Ka qenë privilegj me qenë anëtar i bordit në kohën e PAN-it, tash është rrezik

news image

Duke folur për katër personat e emëruar në bordet e ndërmarrjeve publike, të cilët janë anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, thotë se të jesh anëtar i bordeve sot është rrezik.

“Ka qenë privilegj me qenë anëtar i bordit në kohën e PAN-it, tash është rrezik, duhet të shkarkosh kryeshefa dhe njerëz të korruptuar dhe janë të fuqishëm”, tha Kurti transmeton Gazeta Sinjali.

Kryeministri në detyrë tha ndër të tjera se: “Nuk është kollaj që ekspertët e profesionistët e shquar të pranojnë të vijnë në bordet e përkohshme për 3-4 muaj dhe të vihen në fillim në sprovë në luftimin e krimit dhe korrupsionit bazuar në gjetjet a auditorit”.

Ndër të tjera ai tha se prej 27 të emëruarve në borde, 4 kanë qëlluar me librezë të partisë. Por sipas tij, asnjëri prej tyre nuk e ka këtë gjë primare “janë profesionistë të dëshmuar”. /Gazeta Sinjali/