Albin Kurti, kryetari i VV-së po shikon ndeshjen në mes Kosovës dhe Anglisë për së afërmi në stadiumin Fadil Vokrri.
Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë se më lartë se kaq nuk mund të shkohet pasi që Anglia e Franca sot janë dy kombëtaret më të mira në botë.
Kurti tutje ka thënë se rezultati në Prishtinë e ndihmon atë në Tiranë.
Postimi i tij i plotë:
Më lart se kaq nuk është e mundur, sepse Anglia e Franca sot janë dy kombëtaret më të mira në botë. Njërën e pret Kosova, kurse tjetrën e pret Shqipëria. Rezultati në Prishtinë e ndihmon atë në Tiranë. Ju përshëndes nga tribunat e Lindjes në “Fadil Vokrri”. FORCA! /Gazeta Sinjali/