image Kurti javën e ardhshme shkon në Bruksel, nuk do të takohet me Vuçiqin

Politikë

Kurti javën e ardhshme shkon në Bruksel, nuk do të takohet me Vuçiqin

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të ketë takime me përfaqësues të Bashkimit Evropian në Bruksel nga 28 deri më 30 prill.

Të njëjtën javë, por jo edhe në të njëjtën kohë, në Bruksel pritet të qëndrojë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vizita e Kurtit në Bruksel është konfirmuar të mërkurën edhe nga Qeveria e Kosovës.

Nga Zyra e Kryeministrit kanë thënë për Gazetën Sinjali se Kurti do të takohet me përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian, por që nuk do të ketë një takim mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq.

“Kryeministri Albin Kurti do të ketë një vizitë zyrtare në Bruksel kah mesi i javës së ardhshme ku do të takohet me përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian. Nuk do të ketë takim mes kryeministrit Kurti dhe zotit Vuçiq”, ka thënë drejtoresha për komunikim në Zyrën e Kryeministrit, Valbona Mehmeti.

Vuçiq pritet që më 26 dhe 27 prill t’i zhvillojë takimet në Bruksel.

Që të dy do të kenë takime me zyrtarët më të lartë të institucioneve të Bashkimit Evropian.

/GazetaSinjali/