image Kurti intervistohet nga Prokuroria për kërcënimin me jetë nga anëtari i Nismës

Kosovë

Ftesa/ Kurti intervistohet nga Prokuroria për kërcënimin me jetë nga anëtari i Nismës

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është intervistuar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës në lidhje me kërcënimin me jetë që i është bërë nga anëtari i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti.

Lajmin e ka bërë të ditur zyrtari ligjor në LVV, Berat Ganiqi.

“Sot, së bashku me Kryetarin e Lëvizjes Albin Kurti ishim në Prokurorinë Themelore me ftesë të kësaj të fundit. Albin Kurti është ftuar për intervistim në lidhje me kërcënimin që i është bërë në rrjetet sociale nga Haxhi Hoti, anëtar i subjektit Nisma për Kosovën në fund të dhjetorit 2019”, ka shkruar ai në Facebook.

Hoti momentalisht po mbahet në paraburgim, me vendim të Gjykatës së Apelit.

Haxhi Hoti përmes një postimi në rrjetin social në facebook, shkroi një status me përmbajtje kërcënuese ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

“Albin Kurti i ika 2 rrugë: ose ta lëshojë Kosovën ose të vritet”, kishte shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook të cilin e kishte fshirë më pas me arsyetimin se ka ndodhur gabim teknik. /Gazeta Sinjali/