Gjatë ditës së sotme, kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu kanë qenë për vizitë në punimet në segmentin e rrugës Plavë-Sharr, raporton Gazeta Sinjali.
Nga Vetëvendosje thonë se ky segment për dallim nga qeverisjet e kaluara, me LVV-në ka patur trajtimin serioz.
“Projekti i rrugës Zhur-Brod i nisur ngaherë e i lënë anash për vite të shumta nga qeverisjet e kaluara, me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka patur trajtimin serioz, fillimisht me buxhetin e ndarë për këtë projekt e tani edhe me dinamikën e punimeve që po zhvillohen e që do marrin drejtimin e duhur akoma më shumë ditët në vijim”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, shtojnë se Sharri është zonë me potencial të jashtzakonshëm turistik malor e si i tillë po trajtohet e do trajtohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
“Prandaj investimet në infrastrukturë i paraprijnë investimeve në zhvillimin e mëtutjeshëm krahas potencialit që ka kjo pjesë e mrekullueshme e vendit tonë”, thuhet ndër tjera në deklaratën e tyre.