image Kurti insiston se dialogu nuk është prioritet për të: Unë në vikend isha në Ohër, tash nuk jam në Ohër

Politikë

Kurti insiston se dialogu nuk është prioritet për të: Unë në vikend isha në Ohër, tash nuk jam në Ohër

news image

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka folur sot në një konferencë për media lidhur me angazhimin e tij për procesin e dialogut dhe deklaratat e tij të mëhershme që dialogu s’është prioritet i tij kryesor.

Kurti i ka thënë gazetares në konferencë për media se s’është i vërtetë konstatimi se e ka dialogun top-prioritet duke shtuar se gjatë ditës bën edhe shumë punë të tjera që ndërlidhen me ministri, qeverisjen komunale e shumë çështje të tjera.

“Së pari, më lejoni të iu korrigjoj. Dialogu s’është top prioritet. As për nga vllimi e as për nga intenstiteti. Ju nuk e dini ju se çfarë bëj unë gjithë ditën, por nëse e shihni angazhimin për arsim, infrastrukturë, qytete fshatra e komuna, puna për anëtarësime në organizata ku s’jemi anëtare, është vëllim gjigant i punëve. Nëse e shihni nga angazhimi im ditor, javor e mujor, dialogu s’është top prioritet. Unë në vikend isha në Ohër, tash nuk jam në Ohër siç e shihni dhe merrem me punë të tjera”, ka thënë Kurti.

/GazetaSinjali/