Pas triumfit të Distria Krasniqi në Lojërat Olimpike, ka pasur reagime të shumta nga personazhe të ndryshme të vendit tonë, shkruan Sinjali Sport.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte një ndër ta.
Kurti përmes një postimi në “Facebook” reagoi për medaljen e artë të Krasniqit, ku ia kishte huqur emrit të Distria Krasniqit.
Kryeministri Kurti ka shkruar emrin gabim të Distrisë, ku ka gabuar duke e shkruar “DISTRA E ARTË”.
Sidoqoftë, ky është postimi i plotë i Albin Kurtit që u ndje krenar me triumfin e Distrisë.