image Kurti i përgjigjet pozitivisht ftesës së opozitës, raporton sot në Kuvend rreth kidnapimit të tre policëve

Politikë

Kurti i përgjigjet pozitivisht ftesës së opozitës, raporton sot në Kuvend rreth kidnapimit të tre policëve

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të raportojë sot në Kuvendin Kosovës për rrëmbimin e tre policëve nga forcat serbe, brenda territorit të vendit.

Pas kërkesës së opozitës që Kurti të raportojë në Kuvend, i njëjti i është përgjigjur pozitivisht që sot në orën 17:30 të raportojë para të zgjedhurve të popullit.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, gjatë seancës së sotme plenare.

Krahas zhvillimeve të djeshme, opozita ka kërkuar që Kurti të tregojë edhe për raportet me aleatët dhe qëndrimet për sanksione ndaj Kosovës./kp/

/GazetaSinjali/