image Kurti i pakënaqur me gazetarët, ju tregon se çfarë pyetje të bëjnë

Kosovë

Konferenca/ Kurti i pakënaqur me gazetarët, ju tregon se çfarë pyetje të bëjnë

news image

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është paraqitur sot në një konferencë për media me shefin e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin dhe zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Xhavit Rexhajn.

Në fund të kësaj konference, pas pyetjeve të shumta të gazetarëve që iu adresuan atij, Kurti mori rolin e profesorit të gazetarisë, duke ju treguar atyre se kujt është dashur t’i bëjnë pyetje dhe për çfarë çështje do të duhej t’i parashtronin ato, shkruan Gazeta Sinjali.

“Do t’ua kisha dhënë një sygjerim miqësor nëse bën. Në këso situata, kur e keni shefin e UNICEF-it para jush, besoj që kjo ka paraqitur një shancë që të bëni pyetje për fushëveprimtarinë e tij, ndihmën e jashtëzakonshme që po bën, e në veçanti për temën e arsimit, sepse për të tjerat ju e dini që ne jemi këtu”, tha Kurti në mbyllje të konferencës. /Gazeta Sinjali/