Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës deri më tani kanë shpëtuar tre persona nën rrënoja pas tërmetit në Turqi.
Kurti përmes një postimi në Twitter, ka thënë se forcat tona të armatosura vazhdojnë që të dëshmojnë vlerën e tyre në skenën ndërkombëtare.
Ai tutje ju ka thënë që të vazhdojnë angazhimin e tyre, si edhe i ka falënderuar që po e bëjnë krenarë shtetin tonë.
“Forcat tona të armatosura vazhdojnë që ta dëshmojnë vlerën e tyre në skenën ndërkombëtare. Ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-së, që aktualisht operojnë në Turqi, deri tani kanë shpëtuar 3 njerëz të zënë nën rrënoja – përfshirë dy fëmijë. Vazhdoni angazhimin tuaj për shpëtimin e jetëve dhe faleminderit që e bëni shtetin tonë krenar.” – ka shkruar Kurti.