Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë ditës së martë ka qenë në Gjakovë për ta përkrahur kandidaten e partisë së tij në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, Mimoza Kusari-Lilën, shkruan Gazeta Sinjali.
Kurti gjatë kësaj vizite është shprehur se i ka 700 punë, por që sipas tij, asnjëra nuk ishte më e rëndësishme se të shkonte në këtë komunë për t’u thënë qytetarëve ta votojnë Kusari-Lilën.
“Unë i kom 100 punë, po më duket pak me thanë i kom 100 punë, unë i kom 700 punë, ama nuk kom punë ma të rëndësishme se me ardh këtu në Gjakovë edhe me thanë votojeni Mimoza Kusari-Lilën”, ka thënë Kurti.
Videon mund t’a shihni KËTU. /GazetaSinjali/