Kryeministri në detyrë Albin Kurti së bashku me Ministren në detyrë të Arsimit, Hykmete Bajramin, kanë vizituar Shkollën Model “Qamil Batalli” në Prishtinë, për t’u njohur për së afërmi me procesin e realizimit të mësimit online.
Kurti u shpreh i kënaqur me punën që është duke e bërë Ministria e Arsimit për realizimin e mësimit online dhe tha se gjithë kjo punë e madhe po bëhet vullnetarisht.
“Si Qeveri jemi shumë të kënaqur me punën që po bëhet. Nxënësit tanë kanë mundësinë e marrjes së mësimit nga një ekip shumë mirë i përgatitur. E gjithë kjo punë e madhe po bëhet vullnetarisht” , thuhet në komunikatën e qeverisë.
Sipas tij, nga java e ardhshme mësimi do të filloj 8 orë në ditë.
“Nga java e ardhshme mësimi do të filloj 8 orë në ditë. Tani për tani nxënësit mund të marrin mësimin në gjuhën shqipe, turke dhe atë boshnjake. Visuri Corona në vendin tonë kryesisht po luftohet nga vullnetarët. Mobilizimi i tyre në çdo fushë na jep shpresë për shprehinë e punës dhe solidaritetin shtetëror që po e ndërtojmë”, shtoi ai./GazetaSinjali/