image Kurti i dërgon mesazh Grenellit e Trumpit përmes gazetës gjermane

Kosovë

Opinion/ Kurti i dërgon mesazh Grenellit e Trumpit përmes gazetës gjermane

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka dërguar mesazh ambasadorit Richard Grenell dhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump, përmes një opinioni për mediumin gjerman “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

Gazetari i këtij mediumi, Michel Martens ka dhënë detaje nga ky opinion që do të publikohet edhe në versionin e shtypur të gazetës

Martens ka ndarë një citat të Kurtit nga opinioni i shkruar për FAZ.

“Marrëveshjet  që për bazë e kanë presionin dhe kërcënimet nuk vlejnë as sa letrat në të cilat i vëmë nënshkrimet tona”, citohet të ketë thënë kryeministri Kurti.

Ky shkrim i Kurtit vjen pas përplasjes që ka pasur me Përfaqësuesin Special të Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, rreth taksës.

Grenell nuk e ka pëlqyer fare vendimin e Kurtit për heqje të pjesshme të taksës, duke thënë se tarifa duhet të hiqet plotësisht dhe pa kushte, ndërkohë i ka rikujtuar kryeministrit të vendit se po bën një gabim shumë serioz.