image Kurti i dërgon letër ngushëllimi Erdoganit pas tërmetit që tronditi Turqinë

Siguri

Kurti i dërgon letër ngushëllimi Erdoganit pas tërmetit që tronditi Turqinë

news image

Përmes një letre drejtuar Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës, i ka shprehur ngushëllimet më të thella atij dhe familjarëve të viktimave të tërmetit që goditi sot Turqinë, kurse të lënduarve u ka uruar shërim sa më të shpejtë.

Në letër, më tej thuhet se në këtë kohë të vështirë, Republika e Kosovës është pranë Republikës së Turqisë dhe popullit turk dhe është e gatshme, mbi bazën e kapaciteteve të saj me Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave dhe ekipet mjekësore, që të ndihmoj në kalimin e kësaj tragjedie.

Kujtomë se sot, pak çaste më parë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së për ndihmë humanitare në rajonet e prekura nga tërmeti i sotëm.

kurtiiii

/GazetaSinjali/