image Kurti homazhe në 5-vjetorin e vdekjes së Adem Demaçit: Jam krenar që punova me të

Sociale

Kurti homazhe në 5-vjetorin e vdekjes së Adem Demaçit: Jam krenar që punova me të

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë veprimtari dhe intelektuali Adem Demaçi, mbetet njeri i jashtëzakonshëm dhe unik i popullit shqiptar.

Kurti pas homazheve te varri i tij në pesëvjetorin e vdekjes, pohoi se të gjithë janë krenarë që e njohën e që punuan me bacën Adem.

Madje sipas tij, udhëzimet e tij na mbushin me përgjegjësi dhe vetëbesim.

“Vendosëm lule të freskëta te varri i veprimtarit Adem Demaçi, jemi këtu në përkujtim të njeriut të jashtëzakonshëm dhe unik të populli shqiptar”.

“Sigurisht që kemi pikëllim dhe mallëngjim që nuk e kemi më bacën Adem, dhe jemi krenarë që e patëm dhe e njohëm e që punuam dhe mësuam prej tij. Udhëzimet e tij na mbushin me përgjegjësi dhe vetëbesim”.

Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me republikat e tjera.

Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vite me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai u quajt edhe Nelson Mandela i Evropës.

Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga viti 1990 deri në vitin 1995. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov.

Gjatë periudhës 1998-1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së. Ishte njëkohësisht kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2007). Pasditen e 26 korrikut të vitit 2018, Demaçi ndërroi jetë./EO/

/GazetaSinjali/