image Kurti: Historia e Kosovës së pavarur nuk mund të shkruhet pa Reçakun - Sinjali

Kurti: Historia e Kosovës së pavarur nuk mund të shkruhet pa Reçakun

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se lajmi për masakrën e Reçakut ka arritur në çdo cep të botës, duke shtuar se në këtë masakër janë vrarë 45 civil të pafajshëm e të cilit ishin edhe të paarmatosur, duke përfshirë gra e fëmijë.

“Nëse nuk tronditemi sot diçka nuk është mirë me ndërgjegjen tonë. Më 15 janar të vitit 1999, Reçaku në orët e hershme të mëngjesit u gjet i rrethuar nga policia speciale, forcat ushtarake dhe paramilitare serbe. Atë ditë ata vranë 45 civilë të paarmatosur e të pafajshëm, mes tyre gra dhe fëmijë. Lajmi i krimit që ndodhi tek shtëpia e Sali Osmanit dhe tek ‘Kodra e Bebushit’, arriti në çdo cep të botës”, deklaroi ai.

Kurti tha se historia e Kosovës së pavarur nuk mund të shkruhet pa Reçakun.

“Historia e Kosovës së pavarur nuk mund të shkruhet pa Reçakun, njësojë si nuk mund të shkruhet pa Prekazin, Mejën, Krushën e Madhe e të Vogël, Dubravën, Poklekun, Rrezallën, Izbicën, Gjakovën, Qyshkun, Qirezin e Likoshanin e shumë vende të tjera të Kosovës që ishin viktima të mbi 400 masakrave gjatë luftës së fundit të vitit 1998 dhe 1999”, tha ai./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin