image Kurti – Haradinajt: Ju ka mbetur merak ta hiqni taksën për karrigë, siç bëtë me demarkacionin

Kosovë

Kuvendi/ Kurti – Haradinajt: Ju ka mbetur merak ta hiqni taksën për karrigë, siç bëtë me demarkacionin

news image

Në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila po mbahet për rrëzimin e Qeverisë Kurti, janë përplasur kryeministri Albin Kurti dhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj.

Haradinaj gjatë seancës tha se Kurti e ka pranuar se ka hequr taksën pas bisedës që ka pasur me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Teksa ndaj deklaratës së Haradinajt, ka reaguar kryeministri Kurti, i cili i ka kujtuar atij kauzën për demarkacionnin me Malin e Zi.

 “Z Haradinaj ju e kuptoni që është e thjeshtë që nuk po hiqet tarifa, po hiqet kryeministri për atë jeni mbledh sot, ju jeni mbledh për me heqë kryeministrin, nuk po heqet tarifa. Tarifa, unë kam thënë që zëvendësohet me reciprocitet prej 1 prillit, por po tërhiqet kryeministri. Unë tarifën e kam heqë për lëndën e parë, që importohet nga Serbia dhe që i nevojitet edhe prodhuesve tanë”, ka thënë fillimisht ai.

Më tej, Kurti ka thënë se AAK-së i ka mbetur marak që tarifën ta heqin ata.

“Ajo çka unë besoj është që juve ju ka ngelur merak është që ta hiqni ju tarifën, siç bëtë me Demarkacion, ju e merrni bajrakun e në fund e lëshoni për karrigë, e unë se bëjë ashtu. Demarkacioni, demarkacioni, Çakorri, Zhlepi Zhlepi, demarkacioni, Çakorri, demarkacioni..top, n’karrigë t’kryeministrit, e lëshut bajrakun. E ju keni dashur që ta përsërisni këtë”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/