Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur rreth akuzave për anti-amerikanizëm të cilat erdhën në adresë të tij nga emisari amerikan për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.
Kurti thotë se për të Grenelli nuk e përfaqëson Amerikën.
“Për mua, emisari Grenell është i Amerikës, por Amerika nuk është emisari Grenell”, ka thënë ai.
Lideri i LVV-së thotë se kritikën e ka mësuar nga perëndimi, madje edhe ndaj zyrtarëve perëndimore, kur atij i duken joparimorë.
Sipas tij, nuk mund të ketë as partneritet e as aleancë nëse nuk guxon të mos pajtohesh me ta.
“Prej Perëndimit e kam mësuar kritikën edhe ndaj zyrtarëve perëndimorë, kur më duken joparimorë për Perëndimin si e njohim dhe si e kemi mësuar. Pra, në këtë aspekt, aleatët dhe partnerët janë të tillë, vetëm nëse ekziston e drejta për kritikë. Nëse nuk guxon të mos pajtohesh me asnjë zyrtar në asnjë rrethanë, atëherë ky nuk është partneritet dhe aleancë”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/