image Kurti gazetarëve në Podujevë: Veç mos më pyetni për Eskobarin, Lajçakun e këta

Politikë

Kurti gazetarëve në Podujevë: Veç mos më pyetni për Eskobarin, Lajçakun e këta

news image

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot qëndroi në Podujevë, ku mori pjesë në vënien e gurthemelit të Shkollës Fillore në fshatin Dumosh si dhe të çerdhës në qytetin e Podujevës.

Teksa Kurti foli, se si ketë institucion do ta shfrytëzojnë fëmijët e Podujevës, gazetarët e ndalën për pyetje.

Aty Kryeministri reagoi menjëherë: “Veç mos më pyetni për Eskobarin, Lajçakun e këta..”, tha Kurti para gazetarëve.

Ndryshe Zyra e Kryeminisitrit ka lëshuar njoftim për përurimin e shkollës dhe çerdhes në Podujevë

Njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ishte i pranishëm në qytetin e Podujevës për vënien e gurthemelit të Shkollës Fillore në fshatin Dumosh, si dhe në vënien e gurthemelit të çerdhes në qytetin e Podujevës.

Në Dumosh të Podujevës, kryeministri Kurti me kryetarin Shpejtim Bulliqi, drejtorin e shkollës dhe nënën e dëshmorit Ali Ajeti, zonjën Vahide, bashkë vunë gurthemelin e shkollës në vlerë prej 560 mijë euro, financim ky i mundësuar nga buxheti komunal. Kjo shkollë ka kapaciteti per 170 nxënës dhe do të përfshijë 8 dhoma mësimi.

Po ashtu, qyteti i Podujevës do të bëhet edhe me një çerdhe të re me investim afër 700 mijë euro, gurthemelin e së cilës e vendosi kryeministri Kurti. Me këtë rast, ai njoftoi se objekti i çerdhes me sipërfaqe 1400 metra katrorë është i destinuar për 150 fëmijë.

Në këtë ambient fëmijët do të zotërojnë 7 dhoma për qëndrim, 3 dhoma të gjumit për fëmijë, hapësirën për shumë qëllime, kuzhinën, trapezarinë, dhomën e mjekut, dhomën e psikologut, administratën, si dhe hapësira teknike. Për këtë çerdhe, sipas kryeministrit do të punësohen 15 edukatore dhe 5 persona staf administrative.

Tutje në përgjithësi, kryeministri tregoi se çerdhe si kjo janë ndërtuar edhe katër të reja në vitin 2021/2022, përderisa në implementim janë edhe 14 çerdhe të reja në Kosovë e 5 adaptime, ndërkaq në planifikim edhe 17 çerdhe të tjera e 5 adaptime të shkollave në kopshte.

“Brenda dy vjetëve e kemi shtu buxhetin e shtetit për arsim për 26%, kemi rrit shumë numrin e bursave edhe për nxënës të komuniteteve, edhe për studentë, në veçanti për vajza, për ato që studiojnë në degët STEM, pra shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë. Kemi pas mbi 1300 bursa për vitin shkollor 2021/2022 e në këtë vit i kemi shtuar edhe 2 mijë bursa të tjera me dy milion euro”, shtoi tutje ai.

Në fund duke i uruar të gjithë për këto investime, kryeministri falënderoi Kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqin, Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, e në veçanti, punëtorët të cilët do t’i ndërtojnë këto objekte arsimi.

/GazetaSinjali/