Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për disa çështje të ndryshme në një intervistë të dhënë për gazetën italiane “La Repubblica”.
Kurti duke folur për lidhjen mes Serbisë dhe Rusisë tha se BRSS është kthyer në një oktapod me Federatën Ruse.
“Ish-Jugosllavia është një oktapod me Serbinë në qendër, entiteti serb në Bosnje, një subjekt politik në Mal të Zi që nuk e njeh pavarësinë e tij dhe strukturat ilegale në veri të Kosovës”, ka thënë Kurti.
Po ashtu, Kurti foli në lidhje me rrezikun që po i kanoset Ballkanit Perëndimor.
“Lufta në Ukrainë, ku ai nuk po arrin rezultate të mëdha, nuk do të jetë e mjaftueshme për të: ai do të duhet ta zgjerojë atë nëse dëshiron të merret me Bidenin. Kjo është arsyeja pse ne jemi të shqetësuar: Ballkani Perëndimor është një rajon ku ai mund të përpiqet ta bëjë dhe ai mund të përdorë armë kimike siç ka bërë tashmë në Siri”, tha Kurti.
Duke treguar se shtetet përreth Kosovës, me përjashtim të Serbisë, janë të anëtarësuara në NATO, Kurti tregoi se këtë e synon edhe Kosova, duke theksuar se “ne llogarisim në ndihmën e Italisë”.
“Edhe gazin rus, të cilin e merr me një çmim të volitshëm, por në fakt shumë të shtrenjtë: të jetë kukulla e Kremlinit. Vitin e kaluar Kosova mori pjesë me 350 ushtarë në stërvitjen më të madhe të NATO-s, Defender Europe 21. Serbia në vend të kësaj mori pjesë me Rusinë dhe Bjellorusinë në “mburojën sllave”, tha ai.
Ai foli për shpenzimet e Serbisë në armatim, duke përmendur se ka pasur “dy programe të përbashkëta ushtarake midis Rusisë dhe Serbisë”.
“Qendra e Sputnik në Ballkan është në Beograd dhe 160 kilometra nga Prishtina është “Qendra Humanitare” ruse: ato janë zemra e luftës hibride në Ballkanin Perëndimor, dhe siç e kemi parë, kjo nuk është zëvendësim i luftës: është përgatitje e saj”, është shprehur Kurti.