Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është parë në terren në ministrin e Bujqësisë, Faton Peci dhe Kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni, përcjell Sinjali.
Kryeministri i Kosovës përmes një postimi në Facebook ka treguar edhe për momentin kur një gazetare e ka pyetur rreth takimit me Lajçakun.
“Teksa bisedonim me bujqit, gazetarja që na ndiqte nëpër ara po më pyeste me insistim për Lajçakun. Unë e pyeta traktoristin për Lajçakun, por ai tundi kokën e i dha gaz traktorit”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Pas korrje-shirjeve vjen mbjellja e re. Nga 5 deri me 30 tetor është koha ideale për drithërat. Këtë po e bën bujku Osman Osmani nga Mireshi i Gjilanit, i cili tash e tetë ditë po lavron, ku sivjet po i mbjellë 10 hektarë me grurë e 10 të tjera me misër.
Pas rritjes së rendimentit këtë verë, po shtohen edhe mbjelljet këtë vjeshtë. Në vitin 2022 është rritur për 15.5% sipërfaqja e mbjellur me grurë dhe për 91% ajo me misër. Krahasuar me 2021 përkrahja qeveritare për mbjelljen e grurit është rritur për 216% për hektar, kurse për atë të misrit 119% për hektar.
Teksa bisedonim me bujqit, gazetarja që na ndiqte nëpër ara po më pyeste me insistim për Lajçakun. Unë e pyeta traktoristin për Lajçakun, por ai tundi kokën e i dha gaz traktorit