image Kurti falënderon deputetët për miratimin e buxhetit

Politikë

Kurti falënderon deputetët për miratimin e buxhetit

news image

Pas miratimit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2023 nga Kuvendi i Kosovë, kryeministi Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë, ka falënderuar deputetët për votimin e buxhetit.

“Mbrëmë Kuvendi i Republikës miratoi buxhetin për vitin e ardhshëm me vlerë prej 3.2 miliardë euro. Për herën e dytë radhazi, buxheti për vitin tjetër po e miratojmë para fundit të vitit”, tha Kurti.

Kryeministri falënderoj deputetët e Kuvendit të Republikës, secilën, secilin prej tyre, për mbështetjet, që përmes votës i dhanë buxhetit, që do të jetë buxhet për të gjithë.

“Do të jetë buxhet me më shumë për të gjithë. Më shumë për arsimin, shëndetësinë, ushtrinë, bujqësinë, ekonominë e kulturën. Më shumë për edukimin, barazinë, mirëqenien, sigurinë, prodhimin e zhvillimin ekonomik e shoqëror. Më shumë për të gjithë qytetarët dhe për Republikën tonë”, tha kreu i Qeverisë.

/GazetaSinjali/