image Kurti falënderon Blinken për vaksinat: Shembull i aleancës sonë të qëndrueshme

Politikë

Kurti falënderon Blinken për vaksinat: Shembull i aleancës sonë të qëndrueshme

news image

Kryeministri i Kosovës, ka falënderuar Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për ndihmën që vendi i tij ia ka bërë sot Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Kurti përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter tha se ky është një shembull i aleancës mes dy vendeve.

“Faleminderit @SecBlinken për mbështetjen dhe solidaritetin tuaj. Një shembull tjetër i aleancës sonë të fortë dhe të qëndrueshme”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Twitter.

Kujtojmë se sot Kosova ka pranuar kontingjentin e parë prej 35 mijë vaksinave nga 500 mijë sa janë ndarë në total nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kosovën.

/Gazeta Sinjali/