image Kurti: Është hera e parë që nga shpallja e pavarësisë që Serbia tenton të mbajë referendum në Kosovë

Politikë

Kurti: Është hera e parë që nga shpallja e pavarësisë që Serbia tenton të mbajë referendum në Kosovë

news image

Kryeministri Albin Kurti, në seancën që po mbahet për referendumin, ka thënë se është hera e parë që Serbia po tenton të mbajë një proces të tillë në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008.

“Ka diçka të veçantë sepse më herët s’ka pasur referendum të Serbisë ka pasur zgjedhje, herën e fundit ka qenë referendumi i tyre në vitin 2006. Prej se është shpallur pavarësia kjo është hera e parë që Serbia dëshiron të mbajë referendum kushtetues në Kosovë. Tash të gjithë deputetët e kanë tekstin për çka ne se përjashtojmë edhe mundësinë e kontributit të të tjerëve”, tha Kurti.

Kurti shtoi se Kuvendi e ka thënë gjithnjë fjalën e vet për çështje të sovranitetit.

“Kuvendi e tregon vullnetin e vet politik dhe unë kam menduar që më së lehti është përmes kompetencës së kryeministrit për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme”, tha kryeministri.

/GazetaSinjali/