image Kurti para fillimit të seancës: Mbi 61 deputetë do ta votojnë qeverinë

Kosovë

Seanca/ Kurti para fillimit të seancës: Mbi 61 deputetë do ta votojnë qeverinë

news image

I mandatuari për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti ka lënë takimin me pakicat joserbe për t’u drejtuar në zyrën e Glauk Konjufcës në Kuvend.

Kurti tha se tanimë i ka më shumë se 61 vota për qeverinë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Janë mbi 61 deputetë që do të votojnë për qeverinë, me mua si kryeministër, me dy zëvendëskryeministra, dhe me 15 ministra”, tha Kurti.

Seanca që ishte paraparë të zhvillohet në orën 11:00, nuk ka nisur ende, ndërkaq në sallë kanë shkuar shumica e deputetëve. /Gazeta Sinjali/