Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot një zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se në këtë pozitë është caktuar Kreshnik Ahmeti.
Ahmeti tani është përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve në fushat e përcaktuara nga ministrja Donika Gërvalla, si dhe duhet ta zëvendësojë atë kur ajo mungon, ose kur nuk është në gjendje ta kryejë detyrën e saj.
Kreshnik Ahmeti ka ushtruar funksionin e shefit të kabinetit të ish-ministrit të kësaj ministrie, Glauk Konjufcës, në Qeverinë Kurti 1.
Ky është zëvendësministri i 19-të që është emëruar deri tani në qeverinë e re të udhëhequr nga Kurti./Gazeta Sinjali/