Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar këshilltar për Shëndetësi, ish-drejtorin e ShSKUK-së, neuropsikiatrin, Jusuf Ulaj, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, përmes një postimi në Facebook.
“VVazhdojmë me këshilltarin e kryeministrit Kurti për Shëndetësi”, ka shkruar Shkreta.
Ulaj është anëtar i Komitetit për Shëndetësi në Lëvizjen Vetëvendosje./GazetaSinjali/