Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar një zëvendësministre në Ministrinë e Drejtësisë, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson nga burimet brenda qeverisë se bëhet fjalë për Nita Shalën, e cila është ligjëruese në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Shala është zëvendësministrja e shtatë që emërohet në Qeverinë Kurti 2, derisa pritet që gjatë ditëve në vijim të ketë edhe emërime të reja./Gazeta Sinjali/