image Kurti emëron edhe një tjetër zëvendësministër

Kosovë

Post/ Kurti emëron edhe një tjetër zëvendësministër

news image

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka emëruar sot Enver Dugollin, zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes.

“Kryeministri Kurti i ka uruar punë të mbarë dhe suksese Dugollit në angazhimin e tij në këtë Ministri shumë të rëndësishme për vendin duke thënë se beson që këtë detyrë ai do ta kryejë me profesionalizëm të lartë”, thuhet në njoftimin për media.

Njoftimi nga kryeministria:

Enver Dugolli u lind më 27 janar 1963, në Nekoc të Drenicës. Studimet e nivelit master i Sociologjisë, i përfundoi në Universitetin e Prishtinës.

Ai ka qenë i burgosur politik dy herë, në vitin 1981 dhe 1997. Në burgje të ndryshme i mban mbi 10 vite burg. Nga burgosja e dytë lirohet në vitin 2001.

Ka shërbyer në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kreu detyra të rëndësishme ushtarake me gradën Kolonel. Pensionohet nga detyra e Atasheut Ushtarak në Tiranë me gradë Gjeneral në Pension.

Në vitin 2019 ka botuar librin “QARK I (PA)MBYLLUR BURGJESH”. Aktualisht është anëtar i Komitetit Profesional për Mbrojtje e Siguri në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. /GazetaSinjali/